TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2024, 17:25

Pritjes i vjen fundi, Dinamo prezanton Ilir Dajën; vjen firma me Blutë e kryeqytetit

Shkruar nga Pamfleti

Pritjes i vjen fundi, Dinamo prezanton Ilir Dajën; vjen firma me Blutë

Pritjes i ka ardhur fundi dhe Ilir Daja është prezantuar ditën e sotme si trajneri i ri i Dinamos. Tekniku 57-vjeçar, vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Ballkanin për t’u rikthyer përsëri si dinamovit.

Daja ka dalë ditën e sotme para mediave, në konferencë për shtyp. Trajneri i njohur ka mbajtur fjalën e tij të parë si trajner i Dinamos, por ka folur edhe për derbin e nesërm që do të luajnë ndaj Partizanit në orën 19:00.

Kujtojmë që Daja përveç Ballkanit në Kosovë, ka drejtuar edhe shumë ekipe në Shqipëri. 57-vjeçari ka drejtuar Dinamon, Besën e Kavajës, Tiranën, Skënderbeun, Flamurtarin dhe Partizanin.

ilir daja tekniku kryeqytetas dinamo

Lini një Përgjigje