TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2024, 16:15

Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit kuqezi kapet me tifozin; ndërhyn Foto Strakosha (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit

Humbja e Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë me rezultatin minimal 0-1 ka sjellë tensione në shkallët e “Air Albania”. Në golin e pësuar, portieri Thomas Strakosha mbeti i ‘ngrirë’ në vend duke mos patur mundësi veprimi.

Kjo nuk u ka pëlqyer disa tifozëve të cilët kanë nisur ofendimet ndaj gardianit kuqezi. Këto ofendime janë dëgjuar nga familjarët e Strakoshës të cilët ndodheshin në tribunën kryesore.

Vëllai i Thomas, Dimitris, ka shkuar të debatojë me tone të larta me tifozët në fjalë, por u desh ndërhyrja e oficerëve të sigurisë dhe babait, ish-portierit Foto Strakosha, për të mos agravuar më tej situatën.

Pamjet e siguruara nga “News 24” pasqyrojnë ngjarjen e tensionuar në tribunën kryesore në “Air Albania” poshtë sektorit të gazetarëve.

tomas strakosha portieri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje