TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2024, 15:53

“Ka interesim nga disa ekipe”, babai i Mirlind Dakut zbulon të ardhmen: Rubin Kazan ka marrë një vendim

Shkruar nga Pamfleti

“Ka interesim nga disa ekipe”, babai i Mirlind Dakut zbulon të

Mirlind Daku nuk do të largohet nga Rubin Kazan. Pavarësisht interesimeve dhe ofertave nga klube të tjera, sulmuesi i Kombëtares ka vendosur të qendrojë te Rubin.

Diçka të tillë e ka zbuluar babai i Dakut, Fehmi Daku, i cili në një intervistë për mediat ruse ka zbuluar të ardhmen e djalit të tij. Fehmiu ka theksuar se Daku nuk dëshiron të largohet nga skuadra ruse dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë edhe këtë sezon të japë kontributin e tij.

Mirlindi ishte në shtëpi disa ditë më parë, ne biseduam me të për interesimin e një numri klubesh për të. E pyeta për Spartak Moskën dhe Krasnodar, por ai tha se nuk dinte asgjë për të, ata nuk i thanë asgjë. Siç më tha djali im, Rubin mori një vendim, ai do mbetet në klub dhe vazhdon intensivisht përgatitjet me skuadrën”, ka deklaruar për mediat ruse babai i Dakut.

Kujtojmë se 26-vjeçari po zhvillon një sezon mjaft të mirë në Rusi, ku në 7 ndeshje ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar edhe 3 asiste.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare rubin kazan

Lini një Përgjigje