TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2024, 22:55

Barazim spektakolar mes Holandës dhe Gjermanisë, Herri Kejn feston jubileun me dopietë; Çekia bën detyrën në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Barazim spektakolar mes Holandës dhe Gjermanisë, Herri Kejn feston

Ndeshja më emocionuese e kësaj mbrëmjeje në Ligën e kombeve ishte ajo e Holandës me Gjermaninë, e cila u mbyll në barazim 2-2. “Tulipanët” e nisën shkëlqyeshëm duke gjetur golin e parë pas vetëm dy minutash lojë me Reijnders, por gjermanët reaguan shpejt duke mbyllur pjesën e parë me përmbysje 1-2 me golat e Deniz Undav dhe Kimish.

Pjesa e dytë nisi thuajse e barabartë, por Holanda sërish fitoi vetëbesimin duke gjetur golin e barazimit me Dumfris. Një lojë e bukur nga të dyja skuadrat, por pa fitues.

Ndërkohë, Angli-Finlandë u mbyll me fitoren e anglezëve me rezultatin 2-0. Një ndeshje e shkëlqyer e sulmuesit Herri Kejn, i cili shënoi dy gola, fillimisht në minutën e 57 dhe më pas në minutën e 76. Lojtari i Bajernit luajti ndeshjen e 100 me fanelën e kombëtares angleze dhe e festoi me dopietë personale.

Në Ligën C, Maqedonia e Veriut mori një fitore 2-0 ndaj Armenisë falë një supergoli të Enis Bardhit nga goditja e dënimit.

Çekia fitoi 3-2 ndaj Ukrainës duke ngjeshur akoma më shumë grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria. Greqia mposhti 0-2 Irlandën. Dueli tjetër që u mbyll në barazim ishte ai mes Hungarisë dhe Bosnjës. 

holanda gjermania anglia liga e kombeve

Lini një Përgjigje