TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2024, 21:08

As Haland dhe as Mbape; golashënuesi më i mirë për 2024 është një sulmues i panjohur

Shkruar nga Pamfleti

As Haland dhe as Mbape; golashënuesi më i mirë për 2024

Erling Haland, Robert Levandovski, Herri Kejn. Po, këta janë qendërsulmuesit më në zë të momentit, por asnjëri prej tyre nuk kryeson si golashënuesi më i mirë në Europë. Shifrat flasin për dikë tjetër.

Ai quhet Viktor Giokeres. Edhe pse nuk njihet aq sa sulmuesit e lartpërmendur, sulmuesi suedez po shënon gola pafund dhe po shënon emrin e tij në krye të listës në ligat kryesore europiane.

Ai ka shënuar më shumë gola në vitin kalendarik 2024 krahasuar me Erling Haland, Kilian Mbape, Herri Kejn, Kristiano Ronaldo dhe emra të tjerë të klasit botëror, plot 36. Pas tij renditet Haland me 30 gola, Ronaldo dhe Mbape nga 28 dhe Kejn 25.

Giokeres i ka shënuar këto gola me skuadrën e tij aktuale, Sportingun e Lisbonës, dhe me kombëtaren suedeze. Vetëm këtë sezon të ri futbollistik ai ka kontribuar me 15 gola. Kartoni i tij aktualisht kushton 100 milionë euro dhe vështirë se ka shumë klube që mund ta përballojnë këtë kosto, pavarësisht dëshirës.

Sigurisht, ndoshta Çelsi dhe PSG-ja.

erling haland kilian mbape robert levandovski

Lini një Përgjigje