
Trajneri Silvinjo ka vendosur që t’u besojë edhe për këtë ndeshje thuajse të gjithë emrave që kishte hedhur në fushë nga minuta e parë ndaj Ukrainës
Kombëtarja shqiptare luan sot në “Air Albania” takimin vendimtar për ecurinë e saj në Grupin B1 të Ligës së Kombeve, Një fitore do ta bënte Shqipërinë një kandidate kryesore për të fituar grupin e ngjitur në Ligën A, përtej faktit që do ta afronte edhe me play-off-in e Botërorit 2026.
Pas triumfit me Ukrainën, “djemtë” e Silvinjos janë më të motivuar se kurrë për të “korrur” një tjetër rezultat pozitiv. Në “Air Albania” të mbushur, pritet spektakël dhe emocione të forta.

Trajneri Silvinjo ka vendosur që t’u besojë edhe për këtë ndeshje thuajse të gjithë emrave që kishte hedhur në fushë nga minuta e parë ndaj Ukrainës, duke rreshtuar ekipin në të njëjtën mënyrë si në ndeshjen në Pragë ku kuqezinjtë dhuruan një lojë shumë të mirë në të dyja fazat. Megjithatë, Arbër Hoxha e nis si tuitullar në vend të Qazim Laçit, i cili do të jetë në pankinë në këtë ndeshje.

Lini një Përgjigje