TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2024, 18:26

“Vetëm duke luajtur në grup shkohet në Botëror”, Rei Manaj para ndeshjes me Gjeorgjinë: Në fushë të tregojmë altruizëm

Shkruar nga Pamfleti

“Vetëm duke luajtur në grup shkohet në Botëror”,

Silvinjo e ka thënë shpesh që dyert e kombëtares janë të hapura për të gjithë futbollistët. Një prej tyre është edhe Rei Manaj. Ai nuk e ka pasur asnjëherë të vështirë kombëtaren, por kësaj radhe dyert e përfaqësueses i kanë hapur golat e tij të shënuar në Turqi.

Lojtarët e tjerë që luajtën te Gallatasaraji apo Fenerbahçe kanë shumë më shumë raste, por jam i kënaqur për këtë arritje. Tani duhet të shohim para. Gjërat e kaluara nuk kanë më vlerë”, shprehet ai.

Manaj ishte një nga lojtarët më të mirë ndaj Ukrainës. Ai tregoi cilësitë që duhet të ketë një futbollist i kombëtares.

Sidomos edhe ardhja e trajnerit ka qenë një frymëzim shumë. Jemi lojtarë të rinj, por duhet të jemi të përqendruar gjithmonë. Ndeshja me Ukrainën na dha shumë forcë morale se nuk është e lehtë të bësh europianin dhe të vish të fitosh me Ukrainën”, tha Manaj.

Si e sheh 27-vjeçari të ardhmen e kombëtares në Ligën e Kombeve?

Ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe trajneri ka përgatitur të gjitha gjërat mirë, por rëndësi ka të mos kemi shumë emocione se do të luajmë para gjithë tifozëve tanë”, u shpreh ai.

E pastaj vijnë Kualifikueset e Botërorit. Sipas Manajt forca e këtij ekipi është grupi.

Mund të jetë miqësore, kualifikuese apo Ligë Kombesh, unë besoj se duhet të futemi në fushë gjithmonë, të mos shohim individualitete se nuk është asnjë Kristiano Ronaldo, asnjë Mesi. Për të krijuar diçka të madhe duhet të kemi grup të fortë dhe të jemi gjithmonë altruistë me njëri-tjetrin”, tha Manaj për “TV Klan”.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare ndeshja me gjeorgjinë liga e kombeve

Lini një Përgjigje