TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2024, 19:11

Franko Foda përjashtoi 3 futbollistët nga kombëtarja, Agim Ademi “thyen heshtjen”: Mbështesim vendimin e trajnerit

Shkruar nga Pamfleti

Franko Foda përjashtoi 3 futbollistët nga kombëtarja, Agim Ademi

Një nga çështjet që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes është përjashtimi i 3 futbollistëve nga Kosova. Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Aro Muriç u përjashtuan nga FFK, pasi sipas këtyre të fundit kanë thyer rregullat.

Pikërisht për këtë çështje ka vendosur të flasë Agim Ademi. Kreu i FFK-së ka deklaruar për “Top-Channel” se të 3 futbollistët kanë thyer rregullat e vendosura dhe se vendimi për t’i përjashtuar ishte i Franko Fodës. Vendim të cilin e kanë mbështetur më pas edhe drejtuesit e Federatës.

Pikë së pari duhet të respektohet rregullorja e cila u është komunikuar lojtarëve. Është shumë e rëndësishme për ekipin që ajo të respektohet. Përjashtimi i tyre ka qenë vendimi i trajnerit, pasi ata kanë dalë nga grumbullimi në orët e vona të natës.

Sigurisht që ne kemi mbështetur mendimin e trajnerit, sepse kjo është dhe rregullorja. Nuk më intereson për ata njerëz që nuk kanë lidhje me këtë punë dhe bëjnë kritika, por vetëm për ata që kanë qenë të përfshirë dhe kanë bërë ankesa”, ka theksuar Ademi.

agim ademi presidenti i federatës së futbollit të kosovës

Lini një Përgjigje