
Mirlind Daku nuk u ftua nga Silvinjo për dy ndeshjet e këtij muaji, duke qenë një nga mungesat e rëndësishme të kuqezinjve. Por pavarësisht kësaj, dita e sotme është shumë e rëndësishme për të.
1 vit më parë Mirlind Daku ka shënuar golin e parë me fanelën e Kombëtares shqiptare. Një moment i paharruar për 26-vjeçarin, tek i cili është ngulitur thellë në mendjen e tij.
Golin e parë si kuqezi, Daku e shënoi ndaj Polonisë në fitoren 2-0 që Kombëtarja jonë mori në kualifikueset e “EURO 2024”. Në “Insta-Story”, Mirlind Daku ka postuar një foto nga ky duel, teksa shkruan: “Një vit më parë, momenti i jetës sime”.

Lini një Përgjigje