TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2024, 21:55

Arlind Ajeti zyrtarizohet te skuadra e re, prezantim special për mbrojtësin e kombëtares shqiptare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arlind Ajeti zyrtarizohet te skuadra e re, prezantim special për

Arlind Ajeti ka lënë Rumaninë dhe është transferuar në kampionatin turk! Mbrojtësi i Kombëtares u largua nga Kluzhi, duke u prezantuar te Bodrumspor, ku së fundmi ka kaluar edhe sulmuesi kuqezi, Taulant Seferi.

Nga shitja e Ajetit, klubi i Kluzhit, që ka edhe kartonin e mbrojtësit, do të përfitojë shumën e 300 mijë eurove.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bodrumspor Kulübü (@bodrumspor)

Për lojtarin 30-vjeçar mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierë në këtë moment, pas aventurave që ai ka pasur në Zvicër, Itali me skuadra të ndryshme, Danimarkë dhe së fundmi në Rumani. Qendërmbrojtësi ka arritur të luajë edhe në Serinë A me Torinon.

Edhe pse dëmtimet e kanë bezdisur shpesh, Ajeti arriti të bëhej protagonist sezonin e fundit me fanellën e Kluzhit, ku ishte transferuar si një lojtar i lirë, pas largimit nga Pordenone. Arlind Ajeti nuk u grumbullua nga trajneri Silvinjo në Kombëtare për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, pasi ka qenë i dëmtuar. Kujtojmë që ai luajti titullar në Europianin e Gjermanisë, duke qenë në krah të kapitenit Berat Gjimshiti në qendër të mbrojtjes. Vlen të theksohet fakti se Ajeti është prezantuar ditën e sotme nëpërmjet një video speciale, ndërkohë që ka firmosur kontratë 3-vjeçare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bodrumspor Kulübü (@bodrumspor)

arlind ajeti mbrojtësi i kombëtares shqiptare bodrumspor

Lini një Përgjigje