
Momente tmerri për trajnerin e Empolit. Roberto D’Aversa i është dashur të kalojë disa momente ankthi mbrëmjen e djeshme, ku disa hajdutë i janë futur në shtëpi.
Trajneri i Empolit ishte në shtëpi së bashku me familjen e tij, e cila përbëhet nga bashkëshortja dhe 3 fëmijët. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, teksa hajdutët nuk kanë mundur të grabisin asgjë.
"Ishte një moment i vështirë, por tashmë është pas nesh, shumë larg. Dera e përparme e hapur, privatësia e cënuar, frikë. Falë policisë, njerëzve të Empolit dhe dashurisë së jashtëzakonshme të familjes sime.
Një episod i keq që i përket tashmë së kaluarës. Ne vazhdojmë të punojmë për Empoli-Juventus”,- ka shkruar D’Aversa në Instagram.
Tashmë trajneri duhet të lërë prapa krahëve këtë moment, teksa duhet të fokusohet te dueli me Juventusin, sfidë e cila do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00.
Lini një Përgjigje