TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2023, 16:59

Polonia ende e “shokuar” nga humbja me Shqipërinë, Lewandowski: Nuk e kuptoj çfarë po ndodh, ndihem i pafuqishëm

Shkruar nga Pamfleti

Polonia ende e “shokuar” nga humbja me Shqipërinë,

Supergoli i Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut, mbrëmjen e djeshme në mitikun “Air Albania” i dhanë një tjetër “goditje” të fortë shpresave të Kombëtares polake për të arritur kualifikimin në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Jo vetëm tifozët polak por edhe kapiteni Robert Lewandowski ka mbetur tepër i shokuar nga këto performanca katastrofike, i cili pas humbjes ndaj “legjionarëve” u shpreh se nuk mund të shpjegojë arsyet pse Polonia po performon në këtë mënyrë.

“Nuk e kuptoj, ndihem i pafuqishëm. Kishim probleme që nga fillimi i fazës kualifikuese. Pyes veten se çfarë ndodhi me një ekip që, pothuajse me të njëjtin formacion, luajti shumë më mirë. E di që kemi potencial për të luajtur më mirë dhe për të fituar”, u shpreh kapiteni i polakëve.

polonia lewandowski

Lini një Përgjigje