TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2023, 16:08

Skandal te kombëtarja gjermane, dyshohet për fiksim rezultati në përballjen ndaj Japonisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skandal te kombëtarja gjermane, dyshohet për fiksim rezultati në

Skuadra gjermane e futbollit mund të vihet nën hetim për shkak të dyshimeve për fiksim të rezultatit, pas ndeshjes që zhvilloi me Japoninë.

Kombëtarja gjermane u mposht nga Japonia të shtunën me rezultat 4-1, në një ndeshje ku japonezët arritën të shënojnë dy gola në fundin e ndeshjes.

Njëri prej tyre, i treti, paraqet një moment disi të pazakontë (dhe të çuditshëm...) në fillimin e kundërsulmit të aziatikëve, me Antonio Rüdiger që thjesht vonoi rikuperimin e tij në një mënyrë disi të pashpjegueshme.

Veprimi krejt i pajustifikuar i mbrojtësit, bëri që njerëzit të flasin dhe në rrjetet sociale dhe ka mjaft nga ata që thonë, se kjo lëvizje është prove, se lojtarët donin 'ta largonin' trajnerin Hansi Flick, i cili përfundoi ndërkohë i shkarkuar.

 

gjermania skandal fiksim rezltati

Lini një Përgjigje