Humbja ndaj Shqipërisë, i ka kompromentuar ndjeshëm pozitat në kampin polak, teksa tifozët shohin Europianin gjithmonë e më shumë t’iu largohet.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, polakët e pranishëm në sektorin mik të “Air Albanias”, u panë të tërbuar në fundin e ndeshjes, me kapitenin e tyre, Robert Levandovski, i cili përveçse ishte inekzistente në fushën e lojës, as nuk shkoi t’i përshëndeste tifozët pavarësisht rezultatit, ndërkohë që polakët kërkuan shpjegime nga Levandovski.
U deshen 70 vjet për të marrë një tjetër fitore dhe këmbët e Asanit dhe Dakut janë po aq brilante sa ato të Refik Resmes dhe Loro Boriçit, qe kishin nënshtruar Poloninë pothuaj nje shekull me parë.
Një Shqipëri brilante në Air Albania, pa asnjë gabim dhe me një lojë spektakolare. Silvinjo ka besuar dhe ka ndërtuar një skuadër fituese. Aromë kualifikuese pas kësaj fitore me Poloninë.
Lini një Përgjigje