TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2023, 08:45

Humbja ndaj Shqipërisë, gazetari polak: Periudha më e keqe në historinë e Polonisë

Shkruar nga Pamfleti

Humbja ndaj Shqipërisë, gazetari polak: Periudha më e keqe

Ajo që pritej të ishte një pikë kthese në vorbullën e skandaleve që ka përfshirë kombëtaren polake pas Kupës së Botës së Katarit, nuk ndodhi. Ndeshja e të dielës mbrëma në “Air Albania” tregoi edhe një herë se Polonia ka probleme, shumë probleme.


Polonia u rikthye në “Air Albania” me synimin për të rikujtuar atë ndeshje të fituar 1-0 në 2021 për llogari të kualifikueseve të Kupës së Botës 2022.

Mirëpo, situata ishte krejtësisht e ndryshme.

Kuqezinjtë triumfuan 2-0 dhe tashmë e shohin veten në krye të Grupit E. Ndërsa polakët shpresojnë të arrijnë së paku vendin e tretë dhe të play-off. Kjo, ndonëse ka edhe tre ndeshje për t’u luajtur deri në fund të kualifikueseve dhe gjithçka mund të ndodh në futboll.

Bartek Kubiak, gazetar i të përditshmes sportive polake “Sport.pl” ka folur në një intervistë për Albanian Post (AP) rreth asaj që po ndodh dhe pritet të ndodh me ekipin polak të futbollit.

Për Kubiak, situata në kampin polak është “periudha më e keqe” në historinë e kësaj kombëtareje. Ai rreshton gjithashtu skandalet që kanë ndikuar negativisht duke sjellë Poloninë në gjendjen që e shohim aktualisht.

“Kjo është periudha më e keqe në histori për kombëtaren polake”, thotë Kubiak. “Filloi me Botërorin në Katar dhe shpërblimet e premtuara për lojtarët nga kryeministri. Shoqëria polake u tërbua.

“Dhe, më vonë pati skandale të tjera, me truprojën e Robert Lewandowski-t, me ndeshjen kundër Gjermanisë që (Fernando) Santos nuk donte të luante, dhe me aktivistët sportivë të PZPN-së (federata polake e futbollit) të dehur dhe një të dënuar për korrupsion, i cili u kthye me kombëtaren polake në të njëjtin aeroplan nga Kishinau në qershor”.

“Dhe së fundmi, intervista e Lewandowski-t në të cilën ai kritikoi të gjithë lojtarët”, vijon gazetari polak.

Kjo e fundit, në fakt, ishte si një e shtyrë që kapiteni dhe lojtari më i mirë polak i jepte një skuadre që ishte në buzë të greminës. Lewandowski akuzoi kombëtaren polake për “mungesë personaliteti”.

humbja ndaj shqipërisë gazetari polak

Lini një Përgjigje