TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2023, 07:30

Festa e golit të Mirlind Dakut, zbuloni domethënien e tatuazhit të sulmuesit shqiptar (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Festa e golit të Mirlind Dakut, zbuloni domethënien e tatuazhit
Mirlind Daku

I sapofutur në fushën e lojës, këtë pjesë të dytë Mirlind Daku shënon golin e dytë për Shqipërinë, ndaj Polonisë në minutën e 60’ të lojës.

Daku ka festuar golin duke hequr bluzen dhe vëmendjen e merr tatuazhi i tij.

Mirlind Daku ka gdhendur në trup fjalën “Katana”, dedikuar komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani.

“Katana” ka qenë pseudonimi i një prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani.

Ramadani ka qenë edhe komandant i zonës së Kosharës.

Më 1 Prill 1999, “Katana” ra dëshmor gjatë një luftimi ballë për ballë me forcat serbe. Ai mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua në Prill të vitit 1999.

Beteja e Koshares njihet edhe si beteja ku u thye kufiri. Në shenjë simbolike, Ushtarët e UÇK-së rrëzuan gurin e kufirit që ndante Kosovën me Shqipërinë. Prandaj edhe në tatuazhin e Dakut është pikturuar edhe një këmbë me një piramidë të rrëzuar të kufirit.

Në këtë betejë, ushtria jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë-Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i detyruar ushtarët serbë të largohen nga kufiri dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

Ramadani ishte komandant i “Brigadës 138” deri në ditën e rënies së tij. Pas përfundimit të luftës ai u shpall Hero i Kosovës.

Festa e golit të Mirlind Dakut, zbuloni domethënien e tatuazhitFesta e golit të Mirlind Dakut, zbuloni domethënien e tatuazhit

 

mirlind daku tatuazhi i tij

Lini një Përgjigje