TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2023, 21:37

Përfundon pjesa e parë/ “Shqiponjat” drejt ëndrrës europiane, Asani ndëshkon Poloninë me një supergol (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ “Shqiponjat” drejt

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Poloni, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024” që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 polakët me një super gol të Jasir Asanit në minutën e 37 dhe janë me një këmbë drejt Gjermanisë.


Polakët u shfaqën të rrezikshëm që në minutën e 8. Zielinski lëshoi një gjuajtje drejt portës kuqezi, por gjeti të vlmendshëm Strakoshën.


Në minutën e 21, Polonia kaloi në avantazh. Pas një goditje dënimi, topi shkoi në rrjetë falë devijimit të Kivior. VAR-i anuloi golin pas 3 minutash shqyrtim për pozicion jashtë loje.


Mbetet për t'u parë se si do të shkojnë 45 minutat e dyta për Shqipërinë. 

shqipëria polonia kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje