TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2023, 18:35

Vendosi dorën në zemër gjatë himnit të Kosovës, gazeta zvicerane dënon gjestin e Shaqirit, reagon futbollisti: Këtu kam rrënjët

Shkruar nga Pamfleti

Vendosi dorën në zemër gjatë himnit të Kosovës,

Mbrëmjen e djeshme, Xherdan Shaqiri, i cili përfaqëson skuadrën e Zvicrës, ka përjetuar një pritje emocionuese në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë nga tifozët kosovarë. 

Sulmuesi i Zvicrës është pritur me duartrokitje dhe ai nuk ka ngurruar që të kthehet nga tifozët dhe t’i përshëndesë. Mesa duket, kjo pritje që i është bërë Shaqirit nga tifozët e Kosovës, nuk i ka pëlqyer medias zvicerane “Blick”. Ajo ka dënuar gjestin që Shaqiri ka bërë gjatë këndimit të himnit të Kosovës, ku qendroi me dorën në zemër. 

Para ndeshjes, Shaqiri mban dorën në zemër gjatë himnit kombëtar të Kosovës, më pas i jep fanelën e kombëtares një djali në karrocë dhe pozon për selfie. Ju vështirë se e shihni atë në fushë. Loja në Prishtinë është një lojë e madhe, sidomos për të. Nuk mund të ishte më emocionale. Është beteja e rëndë kundër Kosovës, kundër vendit të lindjes, atdheut të prindërve të tij”, shkruan gazeta zvicerane. 

Nuk ka munguar as përgjigjia e Shaqirit për komentin që ka bërë “Blick”. 

Të gjithë e dinë që kam lindur këtu, se i kam rrënjët këtu. E bëra këtë gjest për respekt për Kosovën”,  tha Shaqiri për gazetën “Blick” pas ndeshjes. 

xherdan shaqiri sulmuesi i zvicrës

Lini një Përgjigje