
Nedim Bajrami u kthye në hero për kuqezinjtë në transfertën çeke, aty ku barazoi rezultatin në 1-1 me një supergol. UEFA e ka publikuar disa herë golin e Bajramit, duke e përfshirë edhe në garën për golin më të bukur të mbrëmjes.
Sakaq, nuk ka mjaftuar vetëm pjesëmarrja, pasi UEFA duket se ende nuk është ngopur me golin e mesfushorit shqiptar. Në rrjetet sociale, ata e kanë publikuar sërish këtë super gol të shënuar nga Bajrami.
“Golazo nga Nedim Bajrami kundër Çekisë”, shkruan UEFA në rrjetet sociale për golin që barazoi ndeshjen.
???????? Nedim Bajrami's golazo against Czechia ????#EURO2024 pic.twitter.com/kz2PvXh7np
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) September 10, 2023
Lini një Përgjigje