
Zhbllokohet ndeshja në "Air Albania". Shqipëria ndëshkon Poloninë në minutën e 37 me një supergol të Asanit me predhë nga distanca.
Shqipëria luan ndaj Polonisë, një ndeshje mjaft të rëndësishme për fatet e grupit E. Kuqezinjtë synojnë fitoren për të marrë kryesimin e grupit, gjë e cila do ta afronte jashtëzakonisht shumë me Europianin.
Në “Air Albania” gjithçka është bërë gati dhe në orën 20:45 të gjithë janë sy e veshë se çfarë do të ndodhë gjatë 90 minutave.
Një duel ku kuqezinjtë janë të detyruar vetëm për 3 pikët, për të hedhur një hap të sigurtë drejt “EURO 2024”. Barazimi në Pragë me Çekinë ka shtuar dozat e optimizmit te djemtë e Silvinjos, që ketë herë për hir të së vërtetës kanë “detyrim” vetëm 3 pikët.
Në një stadium “Sold-Out”, Silvinjo do të tentojë të marrë maksimumi, teksa asgjë nuk do të jetë e lehtë përballë Levandovskit me shokë. Kujtojmë se në grupin E udhëheq Çekia me 8 pikë, Shqipëria ndodhet në vendin e 2 me 7 pikë, ndërsa Polonia me 1 pikë më pak në vendin e 3.
Lini një Përgjigje