TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2023, 22:14

Shqipëria prek sërish ëndrrën europiane, Mirlind Daku debuton me gol me fanelën kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria prek sërish ëndrrën europiane, Mirlind Daku

Shqipëria dyfishon shifrat në “Air Albania” përballë Polonisë dhe prek sërish ëndrrën europiane. Daku, i sapofutur në fushën e lojës realizoi në minutën e 62, pas një aksioni nga e djathta e sulmit kuqezi.

Skuadra e Silvinjos zhbllokoi ndeshjen me një super gol të Jasir Asanit në minutën e 37.


Polakët u shfaqën të rrezikshëm që në minutën e 8. Zielinski lëshoi një gjuajtje drejt portës kuqezi, por gjeti të vlmendshëm Strakoshën.


Në minutën e 21, Polonia kaloi në avantazh. Pas një goditje dënimi, topi shkoi në rrjetë falë devijimit të Kivior. VAR-i anuloi golin pas 3 minutash shqyrtim për pozicion jashtë loje.

 

shqipëria polonia kualifikueset e \\

Lini një Përgjigje