TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Gusht 2023, 21:50

Përfundon pjesa e parë/ Sevilja me një dorë te trofeu i Superkupës së Europës, andaluzët shtangin Mançester Sitin, Bono bën mrekullinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Sevilja me një dorë te trofeu i

Përfundon pjesa e parë e finales së Superkupës së Europës që po zhvillohet në stadiumin “Georgios Karaiskakis” në Athinë.

Sevilja ka mposhtur Mançester Sitin me rezultatin minimal 0-1. Heroi i andaluzëve në këto 45 minuta ishte En Nesri me golin e realizuar në minutën e 25 të ndeshjes.


Në minutën e 16, Siti iu afrua golit të avantazhit. Grilish gjuajtu me të djathtën drejt portës, por portieri Bono bëri detyrën dhe realizoi një pritje të shkëlqyer.


Në minutën e 10, Natan Ake gjuajti drejt shtyllës së djathtë, por gjuajtja e tij u bllokua nga Bono, i cili realizoi një pritje mahnitëse!


Në minutën e 7, Palmer goditi nga distanca drejt portës, por Bono u tregua vigjilent dhe bëri një pritje të mirë.


Mbetet të shihet se si do të shkojë pjesa e dytë, pasi Mançester Siti do të kërkojë me çdo kusht të tentojë përmbysjen e rezultatit për të rrëmbyer trofeun e parë europian për sezonin e ri futbollistik.

mançetser siti sevilja finalja e superkupës së europës

Lini një Përgjigje