TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Gusht 2023, 21:03

“Nuk duhet të flemë gjumë nesër”, trajneri i Partizanit flet për ndeshjen me Valmieran: Mba do të qendrojë 10 ditë jashtë fushës

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk duhet të flemë gjumë nesër”, trajneri i

Partizani do të presë nesër në orën 20:00 Valmieran në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Elbasan Arena”, të vlefshme për turin e tretë në Ligën e Konferencës. Në prag të këtij dueli, trajneri i të kuqve, Zoran Zekiç ka dalë në një konferencë për shtyp.

Ai është ndalur te miqësorja me Romën si dhe dëmtimi i Kristian Mbasë. Ndër të tjera foli për ndeshjen e nesërme ku shpreson që lojtarët të japin maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.

Sigurisht që ndeshja me Romën ishte një eksperiencë e bukur, arritëm një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, por tashmë duhet të jemi vigjilentë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për të marrë një rezultat maksimal ashtu siç e kam thënë dhe herë të tjera.

Mba do të jetë mungesa jonë e nesërme, por duhet të përgatitemi për të tilla problemesh pasi në futboll ndodhin këto gjëra, ajo që është e rëndësishme është që jemi kompakt dhe nesër do ta shfaqemi si skuadër e tillë. Sipas informacioneve që kam, Mba do të qendrojë të paktën për 10 ditë jashtë fushave, por e rëndësishme është që nuk ka një dëmtim serioz. Valmeira është një skuadër shumë e mirë.

Iu kam kërkuar lojtarëve që të besojnë shumë në vlerat e tyre, tek ajo që kanë arritur në ndeshjen e parë, është një rezultat pozitiv, por nuk duhet të flemë “gjumë”, duhet të tregohemi shumë të zgjuar dhe ta interpretojmë ndeshjen ashtu siç i kam dhënë udhëzimet. Edhe pse ndonjëherë nuk më ndjekin si duhet, por unë kërkoj që gjithmonë të zbatojnë gjërat që unë jap.

Duhet të largojmë presionin, lojtarët duhet të luajnë dhe të japin maksimumin. Valmiera është një kundërshtar që duhet respektuar. Duhet të mendojmë vetëm për kundërshtarin që kemi përballë, dhe nuk mendoj aspak për atë që na pret në turin tjetër nëse kualifikohemi, dua përqendrim dhe vlerësim maksimal për nesër. Da Silva nuk do të jetë gati për nesër. Shpresoj mos kemi asnjë problem pasi të përfundojmë seancën e fundit stërvitore.

Jam si natyrë që nuk kënaqem lehtë, kështu punojmë shumë edhe përsa i përket analizave me skuadrën, por është e vërtetë që skuadra ime ka zhvilluar një pjesë të dytë shumë të mirë në Letoni. Kam qenë shumë i mirë në shkollë, por në matematikë kam qenë disi problematik. Kështu nuk mund të jap shanset dhe do t'ja lemë fushës nesër”, deklaroi ai.

zoran zekiç trajneri i partizanit ndeshja me valmieran

Lini një Përgjigje