
Arbnor Muçolli vazhdon të jetë një nga pikat kyçe të ekipit të tij, Goteborg, në Suedi. Sulmuesi shqiptar ishte ai që i ndihmoi skuadrën në fitoren e fundit me përmbysje.
Pasi po humbisnin 0-1 përballë Djugarden, ishte Muçolli që solli baraspeshën me një super gol në minutën e 77, duke i hapur rrugën një përmbysjeje që erdhi pas 9 minutash nga Berg.
Pas kësaj super performance, sulmuesi shqiptar është përzgjedhur në formacionin e javës në kampionatin suedez.

Lini një Përgjigje