
Mançester Siti dhe Sevilja do të tentojnë sonte në mbrëmje trofeun e parë në Europë për sezonin e ri, ku dy skuadrat luajnë në finalen e Superkupës së Europës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Georgios Karaiskakis” në Athinë.
“Qytetarët” vijnë si fituesit e Ligës së Kampioneve dhe përballë tyre do të jenë fituesit e Ligës së Europës.
Një ndeshje që pritet të sjellë grintë dhe emocione.
Siti i Guardiolës është favorit, por ky i fundit do e nisë sfidën pa titullarin kryesor siç është De Brojne. Në krahun tjetër Sevilja kërkon të surprizojë pasi i ka mundësitë me organikën dhe eksperiencën që ka.
Superkupa e Europës ka një statistikë mjaft interesante, pasi në 8 finalet e fundit, 6 prej tyre kanë shkuar me shtesa dhe në këto 6 finale, ka qenë pjesëmarrëse edhe Sevilja, aty ku ka humbur 3 të tilla.
I vetmi ekip që e ka fituar Superkupën nga dy skuadrat, është Sevilja dhe e ka bërë në vitin 2006, kur në finale ka mundur Barcelonën.
Më poshtë do të njiheni me formacionet zytare të të dyja ekipeve.

Lini një Përgjigje