
Dinamo duket se nuk ka ndërmend të ndalet këtë merkato vere. Pas përforcimeve në disa reparte, blutë duan të bëjnë një goditje “big” në mesfushë. Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar Fatjon Andoni që luan në Greqi.
32-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e ekipit të Apollon Smyrnis, por tashmë mund të vijë në Shqipëri. Futbollisti është në bisedime me “nëndetësen blu”, teksa së shpejti pritet të arrihet marrëveshja mes palëve. Më parë ai ka qenë pjesë e ekipeve si Lamia, Asteras, Larisa etj.

Lini një Përgjigje