
Përfundon pjesa e parë e Superkupës së Anglisë mes Mançester Sitit dhe Mançester Junajtid. Supersfida e luajtur në “Wembley” është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 24, “Qytetarët” patën shansin e artë për të kaluar në avantazh, por topi i goditur nga Xhejms Mek Akti u ndal në shtyllë.
7 minuta më vonë, Mançester Junajtid iu afrua golit, por amad Dialo nuk u tregua i saktë para portës.
Në minutën e 36, “Djajtë e Kuq” patën sërish mundësinë për të kaluar në avantazh me Markus Rashford, por gjuajtja e anglezit nuk gjeti katërkëndorin e mbrojtur nga Ederson.
Kujtojmë që "Djajtë" e kanë fituar këtë trofe 21 herë, ndërsa “Qytetarët” vetëm 6 herë.
Lini një Përgjigje