
Ëndrra për të artë ose të argjendtë në “Paris 2024” për Dudaev është shuar në çerekfinale. Mundësi i stilit të lirë për peshat deri në 65 kg humbi me shifrat 11-0 përballë mundësit nga Irani, Rahman Amouzadkhalili.
Tashmë, i vetmi sportist që përfaqëson Shqipërinë i mbetur në garë, është Chermen Valiev. Mundësi kuqezi do të përballet me atë nga Taxhikistani, Viktor Rassadin në garën për medalje bronzi.
Gjithsesi, Dudaev mund të rizgjihet në garë për vendet 3-5 nëse rivali i tij nga Irani shkon në finale. Pra mundësi ynë shpreson te fitorja e iranianit.
Lojërat Olimpike të kësaj vere po shkojnë drejt fundit, pasi “Paris 2024” përfundon më 11 gusht.
Lini një Përgjigje