
Shqipëria është shumë pranë medaljes së parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Edhe pse u mund në çerekfinale, mundësi i natyralizuar kuqezi u rifut në garë, pasi kundërshtari që e mposhti arriti të kualifikohej në finalen e peshës deri në 74 kilogramë.
Në kualifikuesen për medalje, Valiev fitoi me rezultatin 12 me 2 kundër rivalit nga Bjellorusia dhe u kualifikua në sfidën për medalje bronzi. Ai do të ketë përballë mundësin nga Taxhikistani, Viktor Rasadin dhe nëse do të triumfojë, atëherë do të fitojë medaljen e bronzit në Paris 2024, duke i dhuruar Shqipërisë edhe medaljen e parë olimpike.
Duelet për medalje në mundje do të nisin sot nga ora 18:00.
Lini një Përgjigje