
Ballkani është mposhtur me rezultatin 0-1 nga Larne në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Ligës së Konferencës. Ilir Daja dhe të tijtë janë befasuar nga irlandezo-veriorët, pasi me Doneli gjetën golin e vetëm të takimit në minutën e 89.
Dhe pse kjo ishte paraqitje zhgënjyese në stadiumin "Fadil Vokrri", klubi nga Theranda ruan shpresat e kualifikimit për ndeshjen e kthimit. Ballkani konsiderohet favorit, ndërsa pati një dominim gjatë ndeshjes kundër Larne.
Vlen të theksohet fakti se me këtë skuadër, Ballkani u përball edhe në sezonin e shkuar, teksa arriti t’u shënonte plot 7 gola në total, ndërkohë që këtë edicion ekipi nga Suhareka duket se e ka humbur atë shkëlqimin.
Ballkani po kërkon kualifikimin për herë të tretë radhazi në Ligën e Konferencës. Kujtojmë se po kaq herë është shpallur kampion radhazi klubi i Suharekës.
Lini një Përgjigje