TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Gusht 2024, 15:33

Federata Shqiptare e Mundjes nuk kursehet për duelin e Valiev në "Paris 2024": Na vodhën haptazi në Lojërat Olimpike

Shkruar nga Pamfleti

Federata Shqiptare e Mundjes nuk kursehet për duelin e Valiev në

Chermen Valiev nuk ia doli të shkonte më shumë se çerekfinalja në Lojërat Olimpike. Mundësi u mposht nga uzbekistanasi, Jamalov Razambel, në disiplinën 74 kg. Megjithatë, me triumfin e këtij të fundit në gjysmëfinale, Valiev do të luajë sonte në mbrëmje për medaljen e bronzit.

Federata Shqiptare e Mundjes, pretendon se ndaj Shqipërisë janë bërë padrejtësira në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Paris. Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në Facebook, FSHM shkruan se mundësi Valiev ka humbur me një vendim të padrejtë të gjyqtarisë.

Reagimi i plotë i Federatës Shqiptare të Mundjes:

Lojërat Olimpike Paris 2024,

Në te cilat kemi hyrë në historinë e Mundjes Shqiptare me tre Sportist garues dhe gjithçka lidhet vetëm me një emër: Chermen Valiev.

Janë padrejtësitë e mëdha, sepse të voglat mund të jenë të pambarimta.

Chermen Valiev në ndeshjen çerekfinale, në sekondat e fundit ka humbur me një vendim te padrejtë të gjyqtarisë, 6-5 në favor të mundësit nga Uzbekistani, ku ndeshja ishte terësisht e dominuar nga Valiev, por pa mundur të marr fitoren e mohuar.

Me kaq guxim të madh dhe kaq haptazi, dje vodhën finalen nga Sportisti jonë dhe ëndrrën tonë dhe të tij, per medaljen historike.

Ky diskriminim në këtë Event sportiv me rëndesi kaq të madhe lë realisht për të dëshiruar. VJEDHJE!!!

chermen valiev mundësi shqiptar lojërat olimpike “paris 2024”

Lini një Përgjigje