TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Gusht 2024, 16:41

Largohet nga Katania, por jo nga Seria C; ish-mesfushori i kombëtares shqiptare mbetet në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Largohet nga Katania, por jo nga Seria C; ish-mesfushori i kombëtares

Emanuele Ndoj është lojtari më i ri i Latina Calcio, ekip që militon në Serinë C. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Katanian, po në Serinë C, për të nisur një të re me ekipin tjetër italian.

Ndoj vlerësohet për vizionin e lojës dhe karakteristikat që e bëjnë atë element të vlefshëm për çdo ekip. Ai synon të shfrytëzojë përvojën dhe talentin e tij për të arritur suksese të reja në sezonin 2024-2025 me Latinan”, shkruan klubi italian.

Kujtojmë që 27-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Itali ku ka luajtur me Padovën, Romën, Breshian, Kozencën dhe së fundmi Katanian. Gjithashtu, Ndoj ka luajtur 6 ndeshje me Kombëtaren A të Shqipërisë, ku ka gjetur edhe 1 herë rrugën e rrjetës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Latina Calcio 1932 Official (@latinacalcio1932official)

emanuele ndoj ish-mesfushori i kombëtares shqiptare latina katania

Lini një Përgjigje