TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Gusht 2024, 16:19

Interesim vetëm nga Arabia Saudite, zbulohet e ardhmja e Elseid Hysajt te Lacio

Shkruar nga Pamfleti

Interesim vetëm nga Arabia Saudite, zbulohet e ardhmja e Elseid Hysajt te

Tashmë është e ditur se Elseid Hysaj është jashtë planeve të trajnerit të ri të Lacios, Marko Baroni. Mbrojtësi i cili ka një rrogë prej 2 milionë eurosh në sezon, pritet të vijojë karrierën diku tjetër, por problem deri më tani është se në klubin bardhekaltër nuk ka mbërritur asnjë ofertë, ndërsa interesim ka pasur vetëm nga Arabia Saudite.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat pranë klubit të Lacios, agjenti i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare po punon në këtë drejtim, për t’i gjetur Hysajt një sistemim të ri për sezonin që po fillon. Kujtojmë që Elseidi ka 12 vite që luan  në Serinë A, ku më parë ka qenë pjesë e Empolit, Napolit dhe tani Lacios.

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare lacio

Lini një Përgjigje