TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2024, 23:59

Përfundon ndeshja, Kosova nuk pranon të zbresë në fushë, pas skandalit të shkaktuar nga tifozët rumunë

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon ndeshja, Kosova nuk pranon të zbresë në

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve, është mbyllur në mënyrë të pazakontë me rezultatin 0-0, pas një ndeshje të dominuar thuajse plotësisht nga “Dardanët”. Por këta të fundit nuk ishin në fushë për vërshëllimën përfundimtare.

Në minutën e 5-të shtesë të takimit, kapiteni Amir Rrahmani i komunikoi gjyqtarit tërheqjen nga fusha e lojës të ekipit dhe bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve shkuan në dhomat e zhveshjeve.

Media rumune “Fanatik” ka konfirmuar se nga tifozët rumunë kishte thirrje “Serbia, Serbia”. Pas kësaj kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tërhoqi ekipin në dhomat e zhveshjes.

Kjo është pritur shumë keq nga tifozët rumunë. Huliganët rumunë kërcënuan që do të hynin në fushë. Pati policë të infiltruar në mesin e tifozëve për të ruajtur qetësinë.

“Do të hyjmë, do të hyjmë”, ishin thirrjet e tifozëve rumunë.

Këtyre thirrjeve iu përgjigj Mërgim Vojvoda mjaft mirë, duke u bërë shqiponjën para syve të tifozëve rumunë.

Por, çfarë thonë rregullat e UEFA-s kur kemi të bëjmë me raste të tilla?

Neni 29 i UEFA-s – refuzimi për të luajtur dhe raste të ngjashme i shpjegon të gjitha.

Nëse një klub refuzon të luajë ose është përgjegjës për një ndeshje (përfshirë çdo gjuajtje penallti) që nuk zhvillohet ose nuk luhet plotësisht, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s e shpall ndeshjen të humbur nga klubi/kombëtarja në fjalë.

Përfundon ndeshja, Kosova nuk pranon të zbresë në

Për më tepër, nëse rrethanat e rastit e justifikojnë këtë, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s mund të vendosë çdo masë disiplinore të mëtejshme që konsiderohet e përshtatshme për klubin/kombëtaren në fjalë, duke përfshirë përjashtimin nga gara.

Neni 29.02

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s mund të vërtetojë rezultatin ashtu siç ishte në momentin kur ndeshja u pezullua nëse rezultati i ndeshjes ishte në dëm të klubit/kombëtares përgjegjës/e për pezullimin e ndeshjes.

Neni 29.05

Pas marrjes së një kërkese të arsyetuar dhe të mirë-dokumentuar nga klubi/kombëtarja e dëmtuar, administrata e UEFA-s mund të caktojë një shumë të kompensimit për humbjen financiare

Gjesti i Rrahmanit – “Mjaft, mbaroi!” Një shenjë me duar drejtuar arbitrit kryesor të ndeshjes dhe më pas thirrja “ejani shkojmë” në adresë të shokëve të tij në fushë. Amir Rrahmani ka marrë përsipër individualisht të tërheqë Kosovën nga fusha pa pyetur askënd dhe duke injoruar edhe trajnerin e tij Foda, delegatin e ndeshjes apo qoftë edhe drejtues të Federatës.

Ishin minutat e fudit të ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës kur një sherr i madh i ndodhur në fushë ku pa protagonisë Rrahmanin dhe Alibec, bëri që tifozëria vendase, të niste thirrje raciste dhe gjithashtu disa të zbrisnin poshtë duke hedhur dhe sende.

Kapiteni Rrahmani, teksa do të goditej një faull për Rumaninë, shkoi tek arbitri fillimisht dhe më pas tërhoqi ekipin.

Mediat rumune e quajnë këtë sjellje si “paramendim dhe inskenim” nga Kosova, pasi absolutisht asgjë nuk ndodhi për të tërhequr ekipin dhe për të mos u kthyer më. Ndërkohë, mediat të gjitha shkruajnë se dhe sherri i Rrahmanit u bë pikërisht për këtë arsye, për të ndezur gjakrat.

kosova rumania liga e kombeve

Lini një Përgjigje