TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2024, 22:05

Momente gëzimi në kombëtare para ndeshjes me Çekinë, kuqezinjtë festojnë datëlindjen e Taulant Seferit

Shkruar nga Pamfleti

Momente gëzimi në kombëtare para ndeshjes me Çekinë,

Momente gëzimi në Kombëtare, para duelit me Çekinë, teksa sulmuesi Taulant Seferi festoi mbrëmjen e sotme, 28-vjetorin e lindjes. Ky është viti i pestë që Seferi e feston datëlindjen me shokët e Kombëtares, teksa në fjalimin e mbajtur pas fryrjes së qirinjve, djaloshi nga Kumanova, falenderoi bashkëlojtarët që i bënë realitet ëndrrën e fëmijërisë, duke u shprehur: 

Çuna pikë së pari dua t’ju falenderoj shumë, jam shumë i lumtur që do të festoj prapë me juve, se kam gati 5 vjet që po e festojmë së bashku. Dua t’ju falenderoj sepse para 1 viti ma keni bërë ëndrrën e fëmijërisë realitet që më keni kualifikuar për në Europian dhe pata mundësinë që të luaja në Europian. Ishalla dashtë Zoti, ma bëni ëndrrën realitet që të luaj edhe në Botëror”, deklaroi Seferi. 

 

taulant seferi sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje