TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2024, 20:46

Kombëtarja mbyll përgatitjet dhe bëhet gati për ndeshjen me Çekinë, njihuni me formën fizike të futbollistëve (Fotot-Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja mbyll përgatitjet dhe bëhet gati për ndeshjen me

Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë. Skuadra me në krye trajnerin Silvinjo mbyllën mbrëmjen e sotme përgatitjet në stadiumin “Air Albania”.

Kombëtarja mbyll përgatitjet dhe bëhet gati për ndeshjen me

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Çekisë.

Kombëtarja mbyll përgatitjet dhe bëhet gati për ndeshjen me

Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë djemtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin në stadiumin “Air Albania”, që do të jetë i mbushur në maksimum nga tifozët e Kombëtares për këtë takim. Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe ekipi në fushë provoi disa situata të ndryshme loje dhe vendosje taktike.

Kombëtarja mbyll përgatitjet dhe bëhet gati për ndeshjen me

Ndeshja Shqipëri – Çeki e vlefshme për grupin B1 të UEFA Nations League, do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.

Kombëtarja mbyll përgatitjet dhe bëhet gati për ndeshjen me

Kombëtarja mbyll përgatitjet dhe bëhet gati për ndeshjen me

 

kombëtarja shqiptare liga e kombeve ndeshja me çekinë

Lini një Përgjigje