TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2024, 18:02

Sfida me Çekinë, Ajeti: Do japim shpirtin në fushë, të respektojmë tifozët kundërshtarë!

Shkruar nga Pamfleti

Sfida me Çekinë, Ajeti: Do japim shpirtin në fushë,

Pas afro 24 orëve, Kombëtarja “Kuqezi” do të nisë sfidën e 4-t të rrugëtimin të tyre, në UEFA Nations League, ku ashtu si në edicionin e kaluar janë pjesë e Ligës B.

Kësaj radhe, “Kuqezinjtë” do të kenë përballë Republikën Çeje dhe siç e do zakoni një ditë para sfidës është zhvilluar edhe konferenca zyrtare për shtyp, nga ku së bashku me teknikun Sylvinho është edhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti, të cilët do t’i përgjigjen pytejeve të gazetarëve.

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti foli në konferencë për shtyp, teksa theksoi se në rast se skuadra jep maksimumin dhe shpirtin në fushë, do të jetë i mundur edhe Botërori. Gjithashtu mbrojtësi kërkoi respekt nga tifozët për kundërshtarin.

“Besoj se i kemi cilësitë e duhura për të arritur Botërorin. Është rrugë e gjatë. Nëse të gjithë japim maksimumin dhe japim shpirtin, do e arrijmë edhe atë.

Mesazhi për tifozët, është që të respektojmë himnin e Çekisë dhe të tregojmë anën e mirë, pavarësisht se çfarë ndodhi në Pragë. Në duhet të tregojmë anën e mirë tonën. Shpresoj që të shikojmë Shqipërinë që ishte në Gjeorgji. E dimë që është një ndeshje e vështirë. I dimë cilësitë e Çekisë. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë të dalim me 3 pikë.

Cory ka bërë një ndeshje të mirë në takimin e parë. Fizikisht është afër dy metra dhe e vështirë për ta markuar. Shpresoj ta ndalim për të mos shënuar gol. Të gjitha janë të mundura në futboll. Unë besoj tek ekipi dhe cilësitë e lojtarëve. Ne synojmë vendin e parë. Gjithçka është e mundur. Me cilësitë që kemi, mendoj se nuk biem në Ligën C. Besojmë se mund t’ia dalim, edhe pse është një ndeshje tjetër. Ne i kemi kualitetet dhe cilësinë për të marrë një tjetër rezultat pozitiv dhe shpresoj t’ia dalim.

Ndjenja në Kombëtare është ndryshe. Të jesh pjesë e Kombëtares është e veçantë, vetëm ata që janë në Kombëtare e dinë këtë”, deklaroi Ajeti.

Lini një Përgjigje