TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2024, 17:02

“Kënaqësi të shohësh Granit Xhakën duke luajtur”, ish-futbollisti serb i thur lavde mesfushorit shqiptar dhe trazon Beogradin!

Shkruar nga Pamfleti

“Kënaqësi të shohësh Granit Xhakën duke

Mbrëmjen e sotme do të luhet përballja mes Zvicrës dhe Serbisë, e vlefshme për raundit e 5 të Ligës së Kombeve.

Serbët fituan ndeshjen e parë me rezultatin e pastër 2-0, ndërsa helvetët duken tërësisht jashtë loje në grup.

Ndërkohë para kësaj ndeshje, ish-futbollisti serb, Milan Vilotic, ka ngritur lart figurën e Granit Xhakës dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në mediat serbe.

Është një kënaqësi e madhe të shohësh Granit Xhakën duke luajtur, ka qenë pjesë e niveleve të larta botërore për një vit e gjysmë.

Është një super lider që luan me zemër për Kombëtaren e tij”, tha Milan Vilotic.

Serbia ndodhet në Grupin 4 të Ligës A dhe mban vendin e 3 me 4 pikë, ndërsa Serbia renditet në vendin e fundit me vetëm 1 pikë të grumbulluara në 4 ndeshje të luajtura.

milan vilotic ish-futbollisti serb granit xhaka

Lini një Përgjigje