TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2024, 16:37

Kush është Erisildo Smaci, shqiptari që luan në Izraelin e luftës dhe po shkëlqen në aventurën e re (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kush është Erisildo Smaci, shqiptari që luan në Izraelin e

Erisildo Smaci është një lojtar që ka zgjedhur një rrugë ndryshe në karrierë. Shqiptari ka preferuar të shkojë në Izrael. Ai u tansferua teklubi Bnei Jehuda, një ekip i Kategorisë së Dytë izraelite.

Smaci ka shkuar në vendin që ndodhet në gjendje lufte për t’u përmirësuar si futbollsit. Kjo është eksperienca e tij e parë jashtë vendit tonë dhe u krye falë marrëveshjes së Dinamos me skuadrën izraelite.

26 vjeçari ka luajtur për një serë klubesh në Shqipëri si Apolonia, Laçi, Shënkolli, por më shumë bien në sy dy klubet e Tiranës, Partizani dhe Dinamo, aventura e fundit në Superiore. Tani Erisildo po spikat në skuadrën e tij të re dhe talenti po i evidentohet në Leumit League.

Në video dallohen driblimet e tij shumë të bukura për t’u parë dhe është një kolazh me rastet më të lezetshme.

 

erisildo smaci futbollisti shqiptar kampionati izraelit

Lini një Përgjigje