TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2024, 21:31

Granit Xhaka bën veprimin e papritur me dy futbollistët serbë në ndeshjen e Ligës së Kombeve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Granit Xhaka bën veprimin e papritur me dy futbollistët serbë

Zvicra dhe Serbia kanë nisur para pak minutash sfidën mes tyre, të vlefshme për raundin e 5 të Ligës së Kombeve. Ndeshja që po zhvillohet në qytetin e Zyrihut ka nisur në orën 20:45.

Në prag të kësaj sfide fokusi i kamerës ishte te momenti kur Granit Xhaka u bashkua me pjesën tjetër të lojtarëve. Në tunelin e stadiumit, mesfushori shqiptar bëri një veprim të papritur.

32-vjeçari, ndërkohë dhe kapiten i Zvicrës u takua me dy lojtarë serbë duke buzëqeshur dhe hedhur dorën në qafë. Diçka që nuk mund të shihet shpesh, duke ditur të shkuarën mes Xhakës me përfaqësueses serbe.

granit xhaka liga e kombeve futbollistët serbë

Lini një Përgjigje