TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2024, 23:02

Liga e Kombeve/ Portugalia shpartallon Poloninë, Spanja feston ndaj Danimarkës, Zvicra “ngec” përballë Serbisë

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve/ Portugalia shpartallon Poloninë, Spanja feston ndaj

U luajtën mbrëmjen e sotme 8 sfidat e vlefshme për Ligën e Kombëve, ku u regjistruan në total 17 gola. Spikat fitorja 5-1 e Portugalisë ndaj Polonisë, ku të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.

Ronaldo ishte sërish protagonist duke realizuar një dopietë.

3 pikë të arta morën edhe Spanja e Skocia, respektivisht ndaj Danimarkës dhe Kroacisë. Ndërkohë Zvicra e Xhakës nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Serbisë.

Serbët humbën një penallti në pjesën e dytë me Mitroviç. Avantazhi i helvetëve erdhi 12 minuta nga fundi me Amduni, por serbët reaguan, teksa gjetën barazimin 2 minuta nga fundi me Terziç.Granit Xhaka luajti per 90 minuta.

Në duelet e tjera, Bullgaria mposhti Luksemburgun në transfertë, Irlanda e Veriut bëri detyrën në shtëpi ndaj Bjellorusisë, ndërkohë që San Marino dhe Gjibraltar u ndanë në barazim 1-1.

spanja portugalia liga e kombeve serbia zvicra

Lini një Përgjigje