TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2024, 22:54

Ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë, thirrje anti-shqiptare në stadiumin e Bukureshtit, Vojvoda bën shqiponjën para tifozëve rumunë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë, thirrje anti-shqiptare në

Një ngjarje e turpshme sapo ndodhi në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës e vlefshme për raundin e 5 të Ligës së Kombeve.

Në minutën e 93, sfida u ndërpre për shkak të një ‘sherri’ mes Rrahmanit dhe një prej lojtarëve rumunë. Më pas erdhën dhe thirrjet raciste të tifozëve vendas.


Megjithatë, këtyre të fundit u përgjigj Mërgim Vojvoda mjaft mirë, duke u bërë shqiponjën e flamurit kuqezi para syve. Pritet të shihet nëse kjo ndeshje do të rinisë apo jo.

rumani kosovë liga e kombeve

Lini një Përgjigje