TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2024, 21:50

Përfundojnë pjesët e para/ Goli i Rrahmanit mban gjallë kualifikimin e Napolit, Arsenali triumfon në “frymën e fundit” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Goli i Rrahmanit mban gjallë

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të 1/8 të Champions league. Bracelona ka mposhtur me rezultatin 2-1 Napolin. I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte “fantazisti” spanjoll, Fermin Lopez, i cili pas një pasimi të Rafinajs, në brendësi të zonës dërgoi topin në rrjetën e Meret, në minutën e 15 të sfidës.

Vetëm dy minuta më vonë, sërish braziliani Rafinja lëshoi një goditje potente, që u përplas në shtyllë, me topin që kësaj radhe u kap nga anësori portugez, Zhoao Kanselo, me këtë të fundit, që dërgoi topin në rrjetën e italianëve.

Napoli ngushtoi diferencën në minutën e 30 të takimit. Autori i golit për skuadrën kampione të Italisë ishte Amir Rrahmani.

Një aksion perfekt i djemve, të Françesko Kalcona u finalizua më së miri nga Rrahmani, me mbrojtësin, që dërgon topin me një goditje potente, pas shpatullave, të portierit Ter Shtegen.

Në ndeshjen tjetër, Arsenali ka mposhtur Porton me reazultatin minimal 1-0. Troshard kaloi "Topçinjtë" në avantazh me golin e realizaur në minutën e 40.

arsenal porto barcelona napoli champions league

Lini një Përgjigje