
UEFA ka marrë vendimin që të mos lejojë tifozët e Bajernit të Mynihut të mbështesin ekipin e tyre gjatë ndeshjes që skuadra gjermane do të zhvillojë jashtë fushe në çerekfinalet e Champions League.
Kjo vjen pasi tifozët bavarezë, hodhën tymuese dhe lëndë piroteknike në fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndaj italianëve të Lacios, gjatë sfidave të luajtura për fazën e 1/8 të Champions. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që UEFA detyrohet të marrë një vendim të tillë për kampionët e Gjermanisë, pasi në dhjetor ata e gjobitën klubin me një shumë prej 40,000 eurosh me të njëjtat akuza, kësaj radhe në ndeshjen që Bajerni pati me Kopenhagenin.
Bajerni i Mynihuit mundi Lacion me rezultatin e përgjithshëm 3-1, duke u kualifikuar për çerekfinalet e Champions League. Shorti do të hidhet të premten në orën 12:00, ndërsa datat e zhvillimit të ndeshjeve të para janë 9 dhe 10 prill, kurse ato të kthimit do të zhvillohen më 16 dhe 17 të po të këtij muaji.
Lini një Përgjigje