TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2024, 20:17

Boksieri durrsak "gjunjëzon" në ring rivalin serb, i valëvit para syve të tij flamurin kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Boksieri durrsak "gjunjëzon" në ring rivalin serb, i

Boksieri i talentuar Leo Xhangoli triumfoi në turneun “Open Ballkan”, që u mbajt në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Në këtë kompeticion ku morën pjesë boksierët nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, spikati edhe shqiptari Leo Xhangoli, i cili zhvilloi ndeshjen kryesore të eventit.

17-vjeçari durrsak që përfaqëson klubin Teuta dhe garon në peshën 80 kg, mundi me pikë boksierin serb Vuk Vukajlloviç pas një ndeshje tepër emocionuese.

Leo Xhangoli ishte superior përballë kundërshtarit serb, ndërsa e hodhi ‘knock-down’ në raundin e tretë. Në përfundim të tre raundeve, Xhangoli fitoi me pikë 30-27.

Kjo ishte fitorja e tretë në tre ndeshje në total për boksierin që ka spikatur te të rinjtë e Teutës, falë punës së trajnerit të tij Enton Kikrri.

leo xhangoli boksieri shqiptar

Lini një Përgjigje