
Mauricio Sarri ka dhënë dorëheqjen nga skuadra e Lacios. Pritet që klubi nga Roma të zyrtarizojë largimin, teksa “Sportmediaset” bën me dije se emri i Igli Tares po shihet si zëvendësi i Sarrit.
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare u tërhoq nga roli i drejtorit sportiv të Lacios pikërisht pas konflikteve të vazhdueshme që kishte me Sarrin.
Gjithsesi marrëdhëniet e tij me Lotiton duken ende të mira me një rikthim i bujshëm i tij te bardhekaltrit, kësaj radhe si trajner.
I pajisur edhe me licencën e trajnerit, Tare shihet si zëvendësi i mundshëm i Sarrit edhe për shkak të dashurisë që tifozët kanë për të.
Ende "i papunë" dhe në optikën e disa klubeve të tjera në Itali, është në dorën e presidentit Lotito që të rikthejë Taren në ekip, këtë herë në një post të ri dhe të paprovuar prej tij.
"Një tjetër figurë e dashur për bardhekaltërit është ajo e Igli Tares. Ish-drejtori sportiv ka licencë trajneri dhe pas ndarjes, e cila ndodhi edhe për shkak të papajtueshmërisë me Sarrin, ai mund të merrte rolin e kapitenit në tragetin e Lacios", shkruan “Sportmediaset”.
Kristian Broki dhe Miroslav Klose janë emrat e tjerë që janë në garë për postin e trajnerit të Lacios.
Lini një Përgjigje