TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2024, 11:13

Hidhet shorti i Kupës, rivalët për titullin në Superiore përplasen para finales

Shkruar nga Pamfleti

Hidhet shorti i Kupës, rivalët për titullin në Superiore

Sot është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2023-2024.

Ai u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp.

Nga shorti u përcaktuan dy çiftet gjysmëfinaliste të cilat janë Kukësi-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill, ndërsa takimet e dyta, ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më 24 prill.

SHORTI

Kukësi- Tirana 

Egnatia-Vllaznia 

Lini një Përgjigje