TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2024, 16:06

Kukësi ndjen “shijen” e fitores, ‘Verilindorët’ triumfojnë në shtëpi përballë Laçit!

Shkruar nga Pamfleti

Kukësi ndjen “shijen” e fitores,

Verilindorët kanë arritur të fitojë ndaj Laçit në shtëpi me rezultatin minimal 1-0, duke siguruar 3-pikë të vyera pas një seri humbjesh.

Për verilindorët goli i vetëm i sfidës erdhi në pjesën e dytë, ku në minutën e 52’ të ndeshjes, Zhongo dërgoi një top për Beshirajn, me këtë të fundit që nuk gaboi dhe e dërgoi në rrjetë. Ndeshja kishte reaste dhe nervozizëm, por rezultati nuk ndryshoi deri në përfundim të saj.

Me këtë fitore tepër të rëndësishme për luftën për mbijetesë, Kukësi vazhdon të mbetet në vendin e fundit me 22 pikë, ku ndodhet 7 pikë larg zonës së shpëtimit. Nga ana tjetër, kurbinasit ndodhen në vendin e shtatë me 30 pikë, ku situata mbetet ende e rrezikshme për mbijetesën.

Kukësi ndjen “shijen” e fitores,

kukësi

Lini një Përgjigje