
Mauricio Sarri nuk është më trajneri i Lacios, me teknikun italian që ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Serisë A pas humbjes me Udinezen.
Kjo ishte disfata e katërt radhazi që bardhekaltrit kanë marrë në të gjitha kompeticionet, gjë e cila ka nervozuar edhe presidentin e bardhekaltërve, Klaudio Lotito.
Ky i fundit sipas mediave italiane ka urdhëruar grumbullimin e skuadrës, ndërsa Sarri ka kërkuar nga futbollistët të thonë se kush është problemi në këtë situatë. Në mungesë të një përgjigje nga skuadra, mësohet se trajneri ka paraqitur dorëheqjen.
Tashmë pas kësaj pritet një tjetër takim “kokë më kokë” mes Lotitos dhe Sarrit për të vendosur të ardhmen e trajnerit. Orë vendimtare këto, që pritet të vendoset se çfarë do të ndodhë me skuadrën italiane dhe kush do t’i drejtojë ata deri në fund të sezonit. Mbetet për t’u parë nëse dorëheqja do të pranohet apo refuzohet nga presidenti i italianëve.
Klubi ka nisur punën për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Siç bëjnë me dije mediat italiane, emrat më të përfolur janë Tomaso Roki, Miroslav Klose dhe Anxhelo Greguçi.
Lini një Përgjigje