Është hedhur mesditën e sotme shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Shorti u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp. Nga shorti u përcaktuan dy çiftet gjysmëfinaliste të cilat janë Kukësi-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.
Përballja Egnatia-Vllaznia konsiderohet si një finale e parakohshme, pasi të dyja skuadrat janë dy vendet e para në renditje në Superiore.
Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill, ndërsa takimet e dyta, ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më 24 prill.
Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë:
Kukësi-Tirana
Egnatia-Vllaznia
Lini një Përgjigje